Pas 2 muajsh hapet për besimtarët xhamia Al-Aksa në Jerusalem

Pas 2 muajsh hapet për besimtarët xhamia Al-Aksa në Jerusalem

Pasi qëndroi mbyllur mbi dy muaj, kompleksi i xhamisë Al-Aksa në Jerusalem u rihap për besimtarët dhe turistët të dielën. Rreth 700 besimtarë myslimanë u mblodhën për lutjet e mëngjesit, ndërsa më vonë një grup besimtarësh ortodoksë hynë në kompleks të shoqëruar nga policia izraelite.

Kompleksi i xhamisë Al-Aksa në Jerusalem u rihap për besimtarët dhe turistët të dielën pas mbylljes mbi dymujore për shkak të koronavirusit. Ndërkohë autoritetet vendosën disa masa paraprake pas rritjes së numrit të infektimeve.

Rifillimi i lutjeve në vendin e tretë më të rëndësishëm të islamit pason një periudhë të heshtur për myslimanët e Jerusalemit, të cilët këtë vit e shënuan muajin e Ramazanit dhe Fitër Bajramin pa vizitat e zakonshme ditore në xhaminë Al-Aksa.

“Pas hapjes së xhamisë, ndjehem sikur mund të marr sërish frymë. Faleminderit Zotit ”, thotë besimtarja Umm Hisham ndërsa mban maskë në fytyrë. (sink 2 )

Këshilli i Islam iu referua ngadalësimit të përhapjes së COVID-19 për heqjen e kufizimeve dhe rihapjes së faltores së njohur, që u mbyll më 15 mars. Këshilli vendosi dhe disa masa për të zvogëluar rrezikun e ngjitjes së virusit, ndërkohë rastet e reja në Izrael u rritën sërish ditët e fundit.

Besimtarët e kanë të detyruar të mbajnë maska nëse dëshirojnë të luten brenda në faltore, ndërsa deri tani nuk ka kufizime për numrin e besimtarëve që lejohen kompleksin prej 35 hektarësh.

Rreth 700 besimtarë myslimanë u mblodhën të dielën për lutjet e mëngjesit. Ndërsa më vonë një grup besimtarësh ortodoksë, të shoqëruar nga policia izraelite, hynë në kompleks përmes hyrjes së vizitorëve ngjitur me Murin e Shenjtë.

Izraeli ka regjistruar mbi 17 mijë raste me koronavirus dhe 284 vdekje, ndërsa 386 raste dhe tre vdekje janë regjistruar në pjesën e pushtuar të Bregut Perëndimor.

EMISIONET