Pas 1 dekade treni i Koresë së Jugut kalon në Veri

Pas 1 dekade treni i Koresë së Jugut kalon në Veri

Koreja e jugut dhe ajo e veriut tashmë kanë hyrë në një epokë të re të marrëdhënieve.

Një tren përshkroi të dy shtetet mëngjesin e së premtes për një dekade të shkëputjes. Treni ishte mbushur me inxhinierë, të cilët kanë mision rindërtimin e hekurudhës së shkatërruar të Veriut dhe për të krijuar një rrjet të lidhur ndërkufitar.

Marrëveshja për lidhjen e sistemeve hekurudhore u nënshkrua gjatë këtij viti në takimin e zhvilluar midis udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidentit të Jugut, Moon Jae-in.

Në pamjet e shfaqura në televizion shihet një tren ku valëvitet një flamur në të cilin shkruhej "Kali i hekurt tani po vrapon drejt epokës së paqes dhe prosperitetit" - që largohet nga stacioni Dorasan i Jugut, për në terminalin më të afërt nga pjesa perëndimore e kufirit.

"Ky moment sinjalizon fillimin e bashkë-prosperitetit të Veriut dhe Jugut duke rilidhur hekurudhat," u shpreh ministrja e transportit Kim Hyun-mee.

Para ndarjes së gadishullit Korean në vitin 1948, kishte dy linja hekurudhore që lidhin veriun me jugun - një në perëndim dhe tjetri në lindje.

Si një gjest drejt pajtimit, të dy Koretë e rilidhën vijën perëndimore në vitin 2007 dhe një numër i kufizuar trenash transportuan materiale dhe mallra për rreth një vit. Por linja që nga ajo kohë doli jashtë shërbimit për shkak të tensionit të shtuar mbi programin nuklear të Veriut.

EMISIONET