Partnerja e Ronaldos do prezantojë krah Alketës në Sanremo, fotografohet në prova

Festivali prestigjoz Sanremo këtë vit do prezantohet nga 10 femrat më të suksesshme. Një ndër to është edhe Alketa Vejsiu, Sabrina Salerno, Antonella Clerici etj.

Monica Bellucci ishte një ndër to që do merrte pjesë, por më pas ajo njoftoi se nuk mund të jetë dot pjesë e Sanremos.

Partnerja e Ronaldos, Georgina është një nga personazhet që do jetë pjesë e këtij festivalit e cila thuhet se do prezantojë me Alketën natën e tretë.

Por dolën disa fjalë se ajo nuk ka rënë dakort me pagësën sepse kishte kërkuar 140 mijë euro dhe drejtori nuk kishte pranuar.

Mesa duket ata kanë rënë në një ujdi së bashku sepse Georgina është fotografuar së fundmi teksa bënte prova me producentin Amadeus, gjë që tregon se do e shohim në skenën e festivalit së shpejti.

EMISIONET