Partizani përgatitet për Skënderbeun, Gega "thumbon" Gjicin

Partizani përgatitet për Skënderbeun, Gega "thumbon"

Në konferencën për shtyp, në prag të derbit me Skënderbeun, trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka komentuar fazën përgatitore që skuadra e kuqe realizoi në Antalia.

Sa i përket përballjet me Skënderbeun, Gega tha se në Korçë do të shkojnë vetëm për të marrë maksimumin, ndërsa nuk la pa thumbuar presidentin e Kukësit, Safet Gjici.

Gega: Kemi zhvilluar një fazë përgatitore jashtëzakonisht të mirë duke zhvilluar edhe 3 ndeshje miqësore duke i marrë maksimumin skuadrës. Besoj se jemi në rrugën e duhur. Jemi të kënaqur me lojtarët e afruar, shpresoj që të kemi bërë goditjet e duhura megjithatë nesër na pret një ndeshje, një sfidë e re dhe momentalisht mendojmë vetëm për këtë takim.

Përballja me Skënderbeun?

Gega: Eshtë e vërtetë që kemi patur vështirësi. Në përballjet me Skënderbeun edhe pse kemi zhvilluar lojra të mira nuk kemi marrë maksimumin. Do mundohemi të bëjmë sa më pak gabime dhe të mos ndëshkohemi nga momente të veçanta. E njohim dhe e vlerësojmë Skënderbeun sepse është një ekip i mirë, pavarësisht se në periudhën e fundit nuk është ai Skënderbe. Jemi të fokusuar te puna jonë dhe do shkojmë në Korçë të bëjmë më të mirën, atë që ne dimë të bëjmë.

Paraqitja në kupë?

Gega: Jam jashtëzakonisht i kënaqur me impenjimin e skuadrës edhe pse të jem i sinqertë, terreni ishte jashtëzakonisht i rënduar. Megjithatë më bën mjaft optimist dëshira dhe impenjimi që grupi tregoj ndaj Kastriotit.

Formacioni ndaj Skënderbeut?

Gega: Aktualisht kemi 25 lojtar. Jam munduar që ditën e parë e deri më sot t'i jap të gjithëve hapësira. Eshtë një proçes i vazhdueshëm dhe çdo javë mund të ndryshojnë gjërat. Për mua është shumë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë që ai që bën diferencën do jetë titullar. 

Merkato?

Gega: E mira s’ka fund. Lojtarët që kemi afruar i kemi pritur siç e kemi zakon, si me kualitet që janë. Deri më 31 janar klubi po punon dhe shpresoj të sjellin dikë të na japë shumë shtysë, pa hequr punën e grupit që është aktualisht. Kam dëgjuar dhe lexuar gjëra përsa i përket dëshirave të mia, por nuk kam shprehur. Lum Rexhepi që është sot këtu present dhe Duka kanë qenë dëshirat e mia personale, pasi unë i njoh të dy, i kam parë. Në bashkëpunim  me klubin kemi afruar edhe lojtarë të tjerë, shpresoj të mos jemi gabuar dhe të kemi bërë goditjet e duhura.

Do t'ju kënaqte edhe një barazim në Korçë?

Gega: Mendoj se humbja nuk është sukses. Karshi Skënderbeut të dyja rezultatet janë të pranueshme, është një ekip me një 10 vjeçar të jashtëzakonshëm që ka edhe kualitet. Ne kemi mënyrën tonë jemi përgatitur për këtë takim dhe nesër t'ia lëmë fushës.

Eksperienca juaj gjatë këtyre 6 muajve të Partizani?

Gega: Të jem i sinqertë nga qershori e deri sot kanë qenë ditët më të mira që unë kam patur në karrierë. Kam punuar edhe jashtë Shqipërisë ku kam përfituar vlerë monetare shumë më tepër. Por sot shpirtërisht jam shumë i kënaqur, jam mirënjohës klubit, lojtarëve, tifozëve çdo njeriu që më ka mbështetur kështu që për mua është shumë e rëndësishmë që jam pjesë e këtij grupi dhe do vazhdoj projektin. Pa dashur të krijoj mosrespekt për kundërshtarin unë besoj se jemi ekip që e kemi merituar vendin e parë. Nuk i shoh ndeshjet direkte si matëse, unë shikoj vazhdimësinë. Synimi ynë është fundi i kampionatit dhe aty do e shoh nëse kemi bërë mirë apo jo. Kemi nxjerrë konkluzione për dy ndeshjet që kemi luajtur ndaj Skënderbeut dhe shpresoj që nesër të korrigjojmë gabimet e të japim më tepër.

I druheni aleancave?

Gega: E vlerësoj që çdo kundërshtar që luan fort kundër Partizanit do të thotë që ne kemi vlera, ne jemi dikushi dhe po të mos ishte kjo ndoshta vlerat do të zbeheshin. Kjo do të jetë një nxitje për ne, jo vetëm ndeshjet në kompeticionet europiane na japin atë andrenalinën që të japim maksimumin, por edhe brenda kampionatit tonë klubet kanë vlera dhe nëse kundërshtari luan ndaj nesh më fort se ndaj të tjerëve na jep vlera dhe e konsideroj pozitive.

Jeni më i qetë pas rinovimit?

Gega: Nuk kam patur shqetësim të jem i sinqertë. Shqetësimet e mia kanë qenë në fillim pasi nuk e njihja grupin dhe doja të krijoja fizionominë që doja të bëja. Për fat të mirë gjërat kanë shkuar ashtu siç i kishim parashikuar. Nuk është se jemi absolute dhe jo çdo zgjedhje ka qenë perfekte , por jam krijuar të krijoj balanca jam munduar t'i jap çdokujt atë që meriton dhe nga ajo që kemi dhënë jemi këtu. Personalisht jam komod. Jam në shtëpinë dhe familjen time. Jam pjesë e këtij projekti. Kontrata nuk ka qenë shqetësuese. Kam lexuar në media shifra marramendëse dhe nuk janë në të vërtet as për mua as për lojtarët. Lexova edhe për Dukën që ishte mbuluar me flori, por s'besoj se në Shqipëri ka flori. Nuk janë reale shifrat që publikohen.

Shkëputje me Skënderbeun?

Gega: Eshtë një sfidë direkte dhe kemi edhe 17 ndeshje të tjera. Unë si trajner dua ta çoj ekipin aty ku mendoj dhe nëse marrim 3 pikët me Skënderbeun jemi komod, por edhe nëse ndodh e kundërta duhet të dimë të ngrihemi. Duhet ta marrim çdo javë një nga një.

Komentet e Gjicit dhe ish trajnerëve?

Gega: Ndihem shumë mirë nëse ish trajnerët e Superiores dhe nëse nuk do komentonin Partizanin kandidat kryesor për titull prap i vlerësoj dhe marr pjesën që më takon. Eshtë mendimi i tyre dhe ecuria jonë është sfida. Sa i përket Presidentit Gjici nuk mund të komentoj gjë sepse janë argumentet e tij dhe perceptimi i tij dhe nuk jam në gjendje të përcaktoj gjunjët e Kukësit asnjëherë. Ai ka folur për gjunjët tonë, por besoj se i kemi të fortë.

Nëse vjen një sulmues sa të lehtë do ta ketë të integrohet me skuadrën?

Gega: Nëse nuk integrohet një lojtar në javët e para, ka javë të tjera. Si me Gegën si pa, Partizani do të forcohet edhe më shumë. Nuk mund ta di se cili do të afrohet por di që firmë ende nuk ka. Kemi biseda me shumë lojtarë, nuk është në dorën tonë. Ne japim ofertën tonë dhe ata kanë kërkesat e tyre vendosin. Unë jap mendimin dhe idenë që kjo duhet, por janë dy palë. Ne duam të marrim atë që duhet dhe që kemi interes. Eshtë klubi dhe Drejtori që po punojnë besoj edhe shpresoj që të na vij në kohën e duhur dhe njeriu i duhur .

Ndërhyrje në merkato?

Gega: Unë kam punë vetëm me klubin, në Shqipëri ka shumë palë është e drejta e tyre të merrët çdo menaxher, nëse ata e gjejnë gjuhën e përbashkët me klubin dhe klubi më sugjeron dhe më jep atë që duhet unë patjetër që e quaj bashkëpunim. 

Mungesat e Skënderbeut?

Gega: Unë do të hyj në lojë sikur kundërshtari ka 5 pluse dhe jo 5 mungesa. Nuk kemi pse të flemë pasi Skënderbeu është ekip i mirë edhe me 5 mungesa. Duhen marrë të gjitha skuadrat seriozisht dhe nëse dikush mendon ndryshe nuk ka lidhje me futbollin.

EMISIONET