Partizani nis përgatitjet, ndaj Kukësit rikthehet Bardhi

Partizani nis përgatitjet, ndaj Kukësit rikthehet Bardhi

Partizani ka lënë pas fitoren me Laçin, me të besuarit e Klevis Dalipit që kanë nisur menjëherë nga përgatitjet për transfertën e vështirë të Kukësit.Kampi i të kuqtë e vlerëson maksimalisht këtë përballje sepse është tepër e rëndësishme në këtë pikë të sezonit dhe vendos edhe fatet e saj.

Lajmi i mirë për Dalipin është rikthimi i Jurgen Bardhit në stërvitje, që pritet të jetë i gatshëm për këtë takim mjaft delikat.E vetmja mungesë ndaj veri-lindorëve është ajo e Labinot Ibrahimit i cili ka plotësuar numrin e kortonëve.

Takimi Kukësi-Partizani është padyshim kryesfida e javës së 29-të e Kategorisë Superiore, dhe është parashikuar të luhet këtë të shtunë, në orën 14:00.

EMISIONET