Partizani nis përgatitjet, Alban Hoxha "tremb" para Tiranës

Te Partizani nis java e derbit. Të kuqtë kanë zbritur në fushën stërvitore në prag të derbit me Tiranën, i programuar për tu luajtur të premten e 1 marsit në stadiumin "Selman Stërmasi".

Nën drejtimin e Skënder Gegës dhe stafit të tij kanë qënë   prezent të gjithë lojtarët me përjashtim të kapitenit Alban Hoxha i cili ka marrë leje nga klubi për arsye familjare.

Sot me grupin është bashkuar edhe Ardit Hila , i cili vjen pas atij dëmtimi të pësuar në përballjen ndaj Skënderbeut. Mesfushori ka zhvilluar përgatitjet i diferencuar nga grupi me një program të veçantë.

Për sfidën ndaj Tiranës i padisponueshëm do të jetë titullari Lorenc Trashi si pasojë e skualikimit me kartonë.




EMISIONET