Partizani e Skënderbeu minimal, profesori dorëzohet përballë nxënësit

Partizani e Skënderbeu minimal, profesori dorëzohet përballë

Partizani nuk lëshon pe as në javën e 13-të të Superiores. Të kuqtë mposhtën minimalisht Laçin për të ruajtur kreun. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Jurgen Bardhi, me talentin që gjeti rrjetën fituese në minutën e 62 të takimit.

Fitore arriti dhe Skënderbeu që mban në presion "demat e kuq". Korçarët mundën minimalisht Flamurtarin, me Shehin që fiton "derbin" me mësuesin e tij. Goli me vlerën e 3 pikëve mban firmën e mesfushorit sulmues Dejvi Bregu.

Pas javës së 13-të të Superligës, Partizani qëndron në krye me 31 pikë, ndërkohë që ndiqet nga Skënderbeu me 2 pikë më pak. Sa i përket Laçit, kurbinasit regjistrojnë humbjen e tretë në kampionat, teksa mbajnë vendin e 3-të me 22 pikë. Flamurtari qëndron i 6-ti me 19 pikë.

Siparin e kësaj jave e mbyll takimi i programuar për nesër, Kukësi-Teuta.

Kliko këtu për të parë FOTOGALERINE

EMISIONET