Anti KÇK kalon provën në Kuvend, Lleshaj: Nuk krijohet Ministri Sigurimi

Anti KÇK kalon provën në Kuvend, Lleshaj: Nuk krijohet Ministri

Paketa Anti KÇK, përmes së cilës policia merr të drejtën e përgjimit edhe pa firmën e prokurorisë është votuar në parlament me 89 vota pro, 17 kundër dhe  3 abstenim. Ministri i Brendshëm pas replikave me opozitën parlamentare theksoi se nuk është krijuar një ministri e sigurimit, por shtoi se me këtë hap luftohen jakat e bardha.

34 ditë pasi u miratua në Këshillin e Ministrave, paketa Anti KÇK ka marrë dhe votën e parlamentit.  

Në seancë opozita parlamentare theksoi se OFL nuk ka ndaluar asnjë peshk të madh.

Murrizi: U thatë shqiptarëve se peshqit e mëdhenj do të ikin drejt SPAK, ku janë?

Por për ministrin Lleshaj, në det nuk ka vetëm peshq.

Lleshaj: Jo të gjithë gjallesat e detit janë peshq, madje më të mëdhenjtë fare janë gjitarë.

Me ligjin policia merr të drejtën e përgjimit deri në 6 muaj edhe pa firmën e prokurorit.

Ndërsa pronat e sekuestruara mund të shiten edhe pa vendimin e sekuestrimit të gjykatës.

Në prag të votimit, në përgjigje të deputetëve të mazhorancës Lleshaj theksoi se Ministria e Brendshme nuk kthehet në ministri të sigurimit.

Manja: Jemi me variantin që kemi miratuar në Komisionin e Ligjeve por edhe variant i propozuar nga propozuesit.

Lleshaj: Ministria e Brendshme nuk është thjesht Ministri e Sigurisë, ka portofol më të gjerë.

Në seancë u miratua dhe ligji për kalimin e pronësisë ku dhe banesat e palegalizuara që shemben marrin dëmshpërblim si dhe familjet që kanë marrë tokat e trashëguara marrin certifikatën.

Balla: Të dashur qytetarë kudo që jeni dhe që keni 30 vjet që mbani në duar AMTP, prej nesër ti gëzoni certifikatat e pronësisë. Jeni 220 mijë familje në të gjithë Shqipërinë.


EMISIONET