Parlamenti shpall vakancën për postin e kryeprokurorit

Parlamenti shpall vakancën për postin e kryeprokurorit

Pavarësisht kërkesave për negociatave dhe refuzimit të opozitës, Parlamenti ka shpallur në mbrëmje vakancën për postin e  prokurorit të përgjithshëm. 

Vendimi ka ardhur pas miratimit të nismës në komisionin e ligjeve për një kryeprokuror të përkohshëm. 

Kuvendi njofton të gjithë prokurorët me më shumë eksperiencë dhe që përmbushin kriteret të depozitojnë pranë komisionit të ligjeve brenda 5 ditëve një curriculum vitae dhe pëlqimin e tij për kandidim. 

“Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e datës 7 dhjetor 2017, me vendimin nr.9, datë 07.12.2017, ka miratuar procedurën e caktimit të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.Bazuar në këtë vendim, njoftohen të gjithë prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbushin kushtet e kriteret e kreut IV, seksioni I të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, që brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi, të depozitojnë pranë komisionit përgjegjës, një curriculum vitae të kandidatit dhe pëlqimin e tij për kandidim”.

Afati i paraqitjes së shprehjes së interesit së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të përcaktuara në Kreun IV seksioni I, I ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është brenda datës 12 Dhjetor 2017 ora:18:00, pranë Sekretarisë së Kryesisë së Kuvendit.

EMISIONET