Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, në një intervistë për CNN bëri parashikimet e tij për pandeminë globale të koronavirusit. Nga ana tjetër ai tha se relaksimi i mundshëm i masave do të ishte katastrofik.

"Le të themi, për shembull, që kemi 1000 raste, por nuk po i ndalojmë ato. Është e sigurt që do të ketë një rritje eksponenciale prej 33% në ditë. Pra nga 100, ne do të shkojmë në 1000 dhe më pas në 10,000, "tha ai për CNN.

"Sa më parë bëjmë një bllokim të përgjithshëm, aq më shpejt arrijmë në kulmin. Ne nuk jemi në këtë pikë tani, pasi shumë vende ende nuk kanë bërë një bllokim të përgjithshëm. Skenari më i mundshëm është që kulmi të vijë deri në fund të prillit, "tha ai , duke shtuar se "edhe në prill nuk do të kemi një pamje të qartë. Ndoshta do të zgjasë një muaj shtesë derisa epidemia të tërhiqet. Më e mira nga të gjitha është që  çdo vend që të ndjekë shembullin e Kinës ".

Dy ditë më parë, Bill Gates tha në një deklaratë se bizneset nuk mund të hapen në mes të prillit ashtu siç dëshiron Donald Trump.

Sipas  tij Amerikës i duhet një "izolim gjashtë javor" për të trajtuar pandeminë.


/Ora News.tv/