Paralajmërimi i Pampurit në "Arena" për djegien e mandateve të këshilltarëve, reagon Veliaj

Paralajmërimi i deputetes demokrate, Oriola Pampuri, në emisionin "Arena" në Rtv Ora News se edhe këshilltarët e PD-së në njësitë vendore do të japin dorëheqjen, ka sjellë reagimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përmes një postimi në tëitter, Veliaj thotë se këshilltarët e djathtë kanë dy vite që nuk shkojnë në këshillin Bashkiak të Tiranës për të votuar vendime të rëndësishme në  shërbim të qytetarëve dhe puna ka vijuar pa u bllokuar. 

Duke ironizuar qëndrimin e PD, Veliaj thotë se  “toka ka vazhduar të rrotullohet rreth diellit pa noj sekëlldi, le më paralizë”. 

“Do i djegin për dy muajt e mbetur? Çudi! Ata kanë dy vjet që s'vijnë në këshillin e @BashkiaTirane dhe toka ka vazhduar të rrotullohet rreth diellit pa noj sekëlldi, le më paralizë”, shkruan Veliaj.


EMISIONET