Paralajmërimi i Ngjelës: Do ta shikoni në qershor, lufta kundër krimit të organizuar nuk ka ndaluar

Paralajmërimi i Ngjelës: Do ta shikoni në qershor, lufta

Avokat Spartak Ngjela ka paralajmëruar se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do të fillojë në muajin qershor. Në një intervistë për Ora News, Ngjela tha se kjo luftë është ndërprerë përkohësisht nga pandemia.

Spartak Ngjela: Duhet të them një gjë.  Nuk ka ndaluar lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. E ka ndërprerë pandemia, do ta shikoni pas qershorit. Kam të dhëna të sigurta, por problemi është që krimi i organizuar, unë nuk mund të them dot për ministrin e Brendshëm që ka marrë pjesë në krimin e organizuar pa prova. Por unë mund tju them që për krimin e organizuar dhe për mafian, shënjestra e të vërtetës është një pikë e lëvizshme. Është aksioni i jurisprudencës së lartë perëndimore. E ke parë korrupsionin tonë si flet, njëherë bëhet mik, njëherë armik dhe opinioni  publike pranon. Kjo është mafia që  ka shënjestrën e të vërtetës e ka pikë të lëvizshme.  Tani vijmë tek gjykata aktuale. Unë nuk i njoh ata gjyqtarë dhe nuk e di si e kanë shënjestrën e të vërtetës.

Ngjela tha se dhënia e dorëheqjes së një trupe gjykuese ndaj një gjykimi është normal. Ndërsa sa i takon çështjes së Saimir Tahirit, avokati tha se ai po bën betejë legale.

Spartak Ngjela: Pra për faktin që akoma nuk ka filluar procesi dhe gjyqtarët japin dorëheqje nuk mund të japim  një konkluzion objektiv, sepse ne nuk e dimë arsyen.  Por dhënia e dorëheqjes së një trupe gjykuese  ndaj një gjykimi është normale. 

Sa i përket çështjes së Tahirit unë kam qenë i vetmi që i thashë lërë ore, fshihesh pas pantallonave të Ramës, ik bëj betejë legala. Është beteja e madhe drejtësia. Ai tani është duke bërë betejë legale dhe është i pandehur. Nuk mund të flas dot për të pandehurin. Por po ju them që Gjykata me dorëheqjet e veta është brenda procedurës. 

EMISIONET