Paraja nuk josh Ibrën: Kërkesat e mia shkojnë përtej shumave financiare

Paraja nuk josh Ibrën: Kërkesat e mia shkojnë përtej shumave

Është e pamundur të mos flitet për Zlatan Ibrahimovic sapo vazhdon të harrohet deklarata e tij e fundit suedezi nuk nguron të zbuloj detaje të reja nga karriera e tij.

Gjatë intervistës së fundit, ish-ylli i Manchester United deklaroi se gjatë merkatos së janarit që lam pas mori një ofertë marramendëse nga një klub kinez, ku ofronte plot 100 milionë dollarë në sezon por e refuzoi për t'u transferuar tek Los Angelos Galaxy. 36 vjeçari shtoi se mori shumë oferta gjatë merkatos së janarit, por zgjodhi kampionatin amerikan, pasi donte të shtrinte influencën e tij në këtë kontinent.

Së fundmi Ibra u shpreh në lidhje me ofertën se paratë nuk janë gjithçka për të dhe kërkesat e tij shkojnë përtej shumave financiare.

Kujtojmë se sulmuesi ndërpreu karrierën e tij tek Manchester United në fillim të vitit 2018 për t'u transferuar tek Los Angelos Galaxy, ku deri më tani numëron 5 paraqitje dhe tre gola.

Por pavarësisht formës së lartë në muajt e fundit, 36 vjeçari do të jetë një mungesë e rëndësishme për Suedinë e tij në Botërorin Rus.



EMISIONET