"Paqe" në Korçë, Laçi i merr një pikë Skënderbeut

"Paqe" në Korçë, Laçi i merr një

Ka përfunduar në Korçë ndeshja e parë e javës së tretë mes Skënderbeut dhe Laçit. Pavarësisht ritmit të lojës, të dyja skuadrat janë ndarë në barazim 1-1 e ndërsa "Ujqërit e Dëborës" luajtën me një lojtar më pak që në minutën e 74-ët pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të lojtarit Abazi.

Me këtë rezultat Skënderbeu vazhdon të kryesojë kampionatin me 7 pikë ndërsa ekipi i Laçit ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 5 pikë.

Dy barazime premtuese në transfertë përballë Kukësit dhe Skënderbeut dhe një fitore në shtëpi ndaj Luftëtarit, e konfirmon skuadrën e Mërgjyshit, si një “kockë” të fortë të kampionatit.

EMISIONET