Papa Françesku: Unë i kërkova zotit që të ndalonte epideminë

Papa Françesku: Unë i kërkova zotit që të ndalonte

“Unë i kërkova zotit që të ndalonte epideminë”. Kështu ka deklaruara Papa Francesku në një intervistë për gazetën italiane Repubblica.

“Zot, ndaloje atë me dorën tënde. Kjo është ajo për të cilën unë u luta”, ka deklaruar Papa, duke folur per Covid 19.

Kreu i Vatikanit këshilloi që njerëzit në këto ditë të vështirë të qëndrimit në shtëpi ti kushtojë më shumë vëmendje familjes.

"Ne duhet të kuptojmë se në gjëra të vogla qëndron thesari ynë. Këto gjeste butësie, afeksioni, dhembshurie janë minimale dhe priren të humbasin në rutinen e jetës së përditshme, por ato janë megjithatë vendimtare, të rëndësishme. Për shembull, një vakt i nxehtë, një përkëdhelje, një përqafim, një telefonatë ... Ato janë gjeste të njohura për vëmendjen e detajeve të jetës së përditshme që e bëjnë jetën domethënëse dhe që krijojnë bashkësi dhe komunikim mes nesh"

EMISIONET