Papa Francesku i kërkon solidaritet Europës në mesazhin e Pashkëve

Një festë e pazakontë e Pashkëve 2020 në Itali e kudo në botë. Në sheshin bosh të Shën Pietros në Vatikan ekranët gjigandë transmetojnë live mesazhin e Papa Franceskut.

Lutjen e tij “Urbi et Orbi”, Ati i Shenjtë nuk e përcolli si çdo vit nga ballkoni qëndror i katedrales “Shën Pietro”, por në altarin e brendshëm të Kishës.

Mesazhi i Pashkëve i Papa Franceskos i është drejtuar të gjithë atyre që janë goditur më fort nga pandiemia e Covid 19, familjeve të viktimave që nuk mundën t'i japin as një përshëndetje të afërmëve të tyre, të sëmurëve që vuajnë, atyre që punojnë e kujdesen për të tejrët, atyre që jetojnë në burgje.

"Është një Pashkë në vetmi, e jetuar mes zisë e shqetësimeve të provokuara nga pandemia, nga vuajtja fizike e problemet ekonomike” tha Ati i Shenjtë.

Ati i Shentjë në mesazhin e tij i bëri apel jo indiferencës në një moment kur e gjithë bota po vuan e duhet të jenë të bashkuar për të luftuar pandeminë.

Papa Francesku apeloi Bashkimin Europian për solidaritet e dhënies fund të egoizmit.

"Një mendim special për Europën, tha Ai i Shenjtë, duke kujtuar historinë e këtij kontinenti që pas Luftës së Dytë Botërore "kur shpirti i solidartetit kapërceu rivalitetin e së shkuarës. Sot, Bashkimi Europian ka një sfidë epokale, nga e cila varet jo vetëm e ardhmja e tij por e të gjitëh botës. Prandaj mos ta humbasi këtë rast për të dhënë një tjetër provë solidariteti, qoftë dhe me zgjidhje alternative. Alternativa është vetëm egoizmi i interesave të veçanta e joshja për rikthimin e së shkuarës me rrezikun për të vënë para një prove të vëshitrë bashkëjetesën e paqme e të ardhmen e brezave pas nesh” - tha Papa Francesku.

Ati i Shenjtë apeloi për t'i dhënë fund ndarjeve duke kërkuar armëpushim global të çdo lufte në çdo cep të botës.

"Nuk ështëas koha e harresës. Kriza që po kalojmë nuk duhet të na lejojë të harrojmë krizat e tjera në botë si ajo humanitare në Azi, në Afrikë, Kriza e urisë dhe e thatësirës në Mozambik, kriza e emigrantëve në Libi, në kufirin greko-turk, kriza politike e social-ekonomike në Venezuelë.

Indiferenca, egoizmi, ndarja e harresa, nuk janë fjalët që duam t'i dëgjojmë në këtë moment e duam të mos i lejojmë në asnjë kohë” kujtoi Ati i Shenjtë.

EMISIONET