"Pankina e Artë" në Itali, Allegri: Meritat për klubin dhe lojtarët

"Pankina e Artë" në Itali, Allegri: Meritat për klubin

Pas paraqitjeve fantastike të Juventusit, trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri ka fituar titullin "Pankina e Artë", çmim që jepet në Itali nga trajnerët për teknikun më të mirë të vitit.

Allegri triumfoi përballë konkurrencës së Maurizio Sarrit dhe Simone Inzaghi.Trajneri i Juventusit mori 17 vota, kundrejt 8 votave të marra nga dy kolegët. Me trofeun e fituar këtë edicion, ai kalon në renditje trajnerët me nga tre tituj, Fabio Capellon dhe Antonio Conten.

“Falënderoj stafin tim. Meritat duhet të shkojë edhe tek lojtarët dhe klubi. Unë shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Tani jam më reflektues. Përvoja ime e viteve në Serie A më ka lejuar të rritem. Objektivi është të fitojmë titullin e tetë dhe pastaj Ligën e Kampionëve. Do të shohim nëse kemi pak fat në anën tonë. Gjëja e rëndësishme është të kuptojmë se si do të jemi në mars. Niveli është rritur, kështu që ne duhet të kemi cilësi. Për Scudetto vëmendja jonë është te Napoli dhe Interi”,-ka thënë Allegri pasi mori çmimin.

EMISIONET