Paniku nga koronavirusi, kaos në supermarketet amerikane

Teksa frika e përhapjes së koronavirusit është shtuar tek njerëzit, disa supermarkete në ShBA raportojnë rradhë të gjata të personave të cilët blejnë solucione pastruese.

Me qindra klientë mbushën dyqanet e Costco në Haëthorne për të blerë letra higjenike, solucione pastruese dhe ujë.

Madje një prej tyre shprehet se sapo erdhi furnizimi me letra higjenike, brenda 5 minutash ato u harxhuan të gjitha.

Përveç personave brenda marketit, mediat vendase thonë se mbi 100 të tjerë prisnin jashtë për tu futur.

Personat që prisnin në rradhë shprehen se kanë pritur mbi dy orë për tu futur në supermarket.

Ndërkohë që dyqanet e tjera shprehin shqetësimin për mungesën e furnizimit me produkte.

Përhapja e koronavirusit ka prekur dhe blerjet online. Gjiganti Amazon shprehet se në faqen e saj është rritur çmimi i maskave me 582 përqind.

Ndërkohë qeveria shprehet se është ilegale që të rrisësh çmimet e produkteve më shumë se 10 përqind gjatë kohës së një gjendje emergjence.


EMISIONET