Momente paniku për portierin e Manchester United, Sergio Romero.

Futbollisti u përfshi në një aksident automobilistik, që për fatin e tij të mirë kaloi pa probleme serioze. Megjithatë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për xhepat e tij, me makinën tip "Lamborghini" që është shkatërruar plotësisht.

Nga fotografitë e shkrepura, shihet qartë gjendja e makinës së tij, që kap një vlerë në treg prej 170 mijë paund.





/Ora News.tv/