Pandemia zgjeron biznesin në internet, Amazon punësoi 100 mijë vetë, ka nevojë edhe për 75 mijë të tjerë

Pandemia zgjeron biznesin në internet, Amazon punësoi 100 mijë

Përhapja e koroanvirusit në Shtetet e Bashkuara ka krijuar një gjendje të përmjerrë, papunësi të lartë dhe mundësi për biznes në internet. Gjiganti i tregtisë në internet Amazon tha se punësoi muajin e kaluar 100 mijë vetë dhe tani i duhen edhe 75 mijë punëtorë të tjerë. Mbi 17 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës në ShBA gjatë tri javëve të kaluara. 

Pandemia e koronavirusit po jep efekte negative në ekonominë globale dhe po nxit një valë papunësie. ShBA-ja pret të regjistrojë një normë papunësie prej mbi 14% për qind, kryesisht në sektorin e transportit, shërbimeve dhe industrisë ushqimore.

Por po kështu nevoja për shërbime në shtëpi ka nxitur gjigantin e tregtisë elektronike Amazon të punësojë 100,000 vetë muajin e kaluar dhe tani është në kërkim edhe të 75,000 punëtorëve të tjerë. Amazon tha se i duhet më shumë personel për të përballuar rritjen e kërkesës për ushqim dhe barna të klientëve ekzistues. Por, kompania tha se ka edhe një listë pritjeje me klientë të rinj.

Shumë vende në botë janë izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe qytetarët i kanë shtuar blerjet online.

"Ne mirëpresim cilindo që është pa punë për t'u bashkuar me Amazon, derisa gjërat të kthehen në normalitet", tha kompania përmes një deklarate.

Mbi 17 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës në ShBA gjatë tri javëve të kaluara, për shkak të izolimit nga koronavirusi dhe shumë të tjerë për shkak të papunësisë u janë drejtuar qendrave të ndihmës për të marrë ushqime.

Në Phoenix të Arizonës të hënën pati trafik të dendur për shkak të numrit të lartë të qytetarëve që iu drejtuan bankës së ushqimeve. Zyrtarët thanë se çdo ditë ndajnë rreth 45 mijë pako ushqimore, ndërkohë që nga muaji mars e deri tani kërkesat thuajse janë dyfishuar.

Arizona deri tani numëron 3,500 raste me COVID-19 dhe 115 viktima.

EMISIONET