Panairi i Brukselit, Veliaj: Ftojmë bashkatdhetarët të vizitojnë stendën me produkte shqiptare

Panairi i Brukselit, Veliaj: Ftojmë bashkatdhetarët të

Kryeqyteti shqiptar, Tirana do të promovojë vlerat e kulturës, historisë dhe turizmit në panairin dimëror në Bruksel, "Winter Worner", i cili do të mbahet nga data 24 nëntor deri në 31 dhjetor. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj priti në një takim delegacionin që do të përfaqësojë kryeqytetin në këtë panair, ku vlerësoi këtë mundësi të mirë reklamimi.

Erjon Veliaj: “Do të kemi stendën kryesore të Panairit të Brukselit, do të kemi produkte shqiptare, muzikë shqiptare, kostume shqiptare, do të flasim shqip, do të kemi vallëzime dhe shumë aktivitete, pothuajse në të gjitha 40-të netët që do jemi në Bruksel.”

Veliaj tha se ky panair do të jetë një mundësi shumë e mirë për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes bizneseve vendase dhe atyre të huaja, për t'i dhënë një impuls pozitiv ekonomisë.

Erjon Veliaj: “Mezi pres që të lidhim marrëdhënie të reja, partneritete, të lidhim shoqëri dhe miqësi apo të lidhim biznes me shumë prej atyre që do takojmë atje, qofshin këta shqiptarë a të huaj edhe ju uroj që të vini të gjithë faqebardhë dhe të keni një 40-të ditësh fantastik”

Panairi i Brukselit është një nga më të mëdhenjtë në Europë, që vizitohet çdo vit nga më shumë se 2.000.000 njerëz nga e gjithë bota.

EMISIONET