Paloka: SHISH para skandalit, agjentët që raportuan drogën zëvendësohen me sigurimsa

Paloka: SHISH para skandalit, agjentët që raportuan drogën

Partia Demokratike thotë se Kryeministri Edi Rama, në vazhdën e kapjes së institucionve të pavarura ka kapur dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Nënkryetari Edi Paloka, tha se me urdhër të drejtorit në detyrë Helidon Bendo, SHISH, refuzon dhënien e çertifikatave të sigurisë për anëtarët e komisionit hetimor për çështjen Tahiri, duke penguar punën. Paloka tha se Bendo,  ka hequr agjentët që kanë raportuar  drogën dhe i ka zevendësuar me sigurimsa.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka akuzoi Shërbimin Informativ Shtetëror se po pengon punën e komisionit hetimor për çështjen "Tahiri". Paloka tha se kryetari  Helidon Bendo, ka ndikuar që anëtarët e Komisionit Hetimor të mos pajisen me çertifikatë sigurie.

Paloka: Shprehet personi që ka kthyer përgjigje që nuk mund të jepet çertifikata e nivelit tepër sekret në një kohë kaq të shkurtër. Në fakt ne nuk kemi kërkuar këtë çertifikatë, kemi kërkuar një çertifikatë që është dhënë gjithnjë, çertifikata e përkoheshme për rastet kur është kërkuar dhe është për këtë raste që jepet me urgjencë. Rezulton që për herë të parë kreu në detyrë i SHISH ka ndërhyrë direkt vetë për të kthyer këtë përgjigje.

Paloka tha se Bendo ka hequr nga Shërbimi Informativ Shtetëror të gjithë ata agjent  që kanë raportuar  drogën dhe i ka zëvendësuar me bashkëpuntorë të sigurimit.

Paloka: Janë ndërruar të gjithë drejtuesit e kupolës së mëparshme dhe që jo rastësisht janë ata drejtues të SHISH që kanë hartuar të gjithë raportet që lidheshin me trafikun e drogës në Shqipëri dhe kryesisht me emrat e drejtuesve të policisë të implikuar në këtë trafik droge, duket se arrijmë në konkluzionin se Rama ia arriti ta marrë SHISH në duart e tij.

Shërbimi Informativ Shtetëror ishte institucioni i vetëm jashtë influencave të kryeministrit, tha Paloka,  tashmë sipas tij edhe ky punon për të mbrojtur atë që e quan qeveri kriminale.

EMISIONET