I ftuar në Ora News, ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka u shpreh se kryeministri Rama nuk e donte tryezën e Këshillit Politik.

Sipas Palokës, Rama u detyruar që të ulej për shkak të opozitës dhe kushteve të Bundestagut.

Edi Paloka: Rama nuk e donte tryezën e Këshillit Politik, u detyruar që të bënte konsensus për shkak të kushteve të Bundestagut. Ne e detyruam Ramën që të vinte dhe të ulej në tryezë. Ne jemi ulur me PS-së dhe nuk kemi ç’t’i bëjmë se PS ka atë kryetar. Ne jo vetëm nuk njohim Ramën, por nuk njohim as atë parlament.

Edhe kjo dakordësi do të miratohet në këtë parlamentet, se nuk bëhet dot ndryshe, por ama kjo nuk do të thotë se ne kemi qëndruar mendim për Ramën, Gjiknurit dhe gjithë turmën e hajdutëve që janë në krye të vendit sot. 

Ndërkohë që bën propagandë dhe thotë që s’ka para, dje pagoi 500 mijë euro për një incerator që nuk ekziston. Se çfarë ndodh me shqiptarët ky nuk do t’ia dijë. 

Rama shpreson t’i vjedhë zgjedhjet, duke përdorur banditët dhe drogën. Nuk ka nevojë për programe dhe investime Rama, sepse thotë që do t’i blejë me lekë. 

Paloka përmendi edhe të larguarit nga PD-ja, për të cilët u shpreh se e kanë derën e hapur, edhe pse kanë gjuajtur me gurë, sipas tij.

Edi Paloka: Ndërsa ne kemi qenë aq të hapur sa disa kanë dalë nga PD-ja me dëshirën e tyre dhe asnjëherë nuk e kanë pasur derën e mbyllur, por nëse del nga dera, gjuan me gurë dhe mendon të rikthehesh sërish në momentin kur vjen koha për të ardhur në pushtet, dhe thua që dera është e mbyllur kur është e hapur. Janë disa individë të tillë që nuk kanë arsye pse të bërtasin, duke menduar se PD do t’i marrë dhe t’i hedhë në majë. PD e ka derën e hapur. 

/Ora News.tv/