Palmer: Rusia e do Ballkanin me një element kaosi në të, Shkupi e Tirana të kenë rrugë të qartë evropiane

Palmer: Rusia e do Ballkanin me një element kaosi në të, Shkupi e

Afrimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut në familjen europiane është dëshirë e Uashingtonit, por emisari amerikan, Methju Palmër, druhet se shtyrja e kësaj aspirate do forconet influencat ruse në Ballkanin Perëndimor.

Shtetet e Bashkuara shpresojnë që në muajin mars, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nisin negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian.

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmër, deklaroi për "Radion Evropa e Lirë" se kjo do i lëshonte një sinjal pozitiv tërë rajonit.

"Ne mendojmë se të dyja vendet kualifikohen me merita. Mendojmë se është një sinjal i rëndësishëm që duhet t’i dërgohet rajonit. Mendojmë se është thelbësore që si Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria të kenë një rrugë të qartë dhe perspektivë evropiane."

Palmër tha se SHBA-ja ka një vizion për Ballkanin Perëndimor, me shtetet fqinje të integruara tërësisht në familjen e kombeve europiane.

Sipas zyrtarit amerikan, një tjetër zhgënjim si ai i tetorit do i hapte rrugën influencës ruse në rajon, çka do të prodhonte një rajon më të përçarë.

"Na shqetësojnë qëllimet e Rusisë dhe veprimtaritë malinje të këtij shteti në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Rusia preferon një rajon të përçarë, të kundërvënë, dyshues dhe disi kaotik, ku rusët të mund t'i ngrenë dhe t'i ulin tensionet si me levë."

Rëndësinë gjeopolitike të afrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në tryezat e bisedimeve me BE-në e kanë përsëritur javët e fundit edhe liderët e Europës, ndërsa në datat 26-27 mars në Bruksel pritet të mbahet samiti përkatës për këtë çështje.



EMISIONET