Palestrat dhe pishinat hapen me 25 maj

Palestrat dhe pishinat hapen me 25 maj

Qeveria italiane përmes ministrit të Sporteve Vincenzo Spadafora ka deklaruar se më datë 25 maj do të hapen të gjitha palestrat e pishinat në të gjithë territorin kombëtar.

Pishinat e palestrat do të respektojnë një protokoll të caktuar distancimi për të garantuar sigurinë e shëndetit publik,

Në palestra distanca mes personave që stërviten do të jetë 2 metra e do të pezullohen kurset sportive në kontakt fizik. Në pishina çdo notar e praktikues noti do të ketë në dispozicion një sipërfaqe 7 metra katrorë.

Dhomat e zhveshjes, dushet, instrumentet e palestrës do të pozicionohen në mënyrë që të garantojnë distancimin publik e po ashtu dhe ambientet e pritjes.

Për klintelën e palestrave e të pishinave rekomandohen prenotimi i parakohshëm i frekuentimin e menaxherët e pakestrave duhet të disponojnë një listë me të paktën 14 ditë të programuara.

Hyrja në palestra do të lejohet pas matjes së temperaturës trupore e veshjet personale duhen pozicionuar në dollapët përkatës ose të mbyllura në çantat personale.

EMISIONET