Pakti me Greqinë, Meta: Dakordësi me Ramën, por të ratifikohet kur të kemi Kushtetuesen

Pakti me Greqinë, Meta: Dakordësi me Ramën, por të

Presidenti Ilir Meta deklaron se është dakord me kryeministrin Edi Rama për paktin me Greqinë, por marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvend në momentin kur Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale. Në një intervistë për Zërin e Amerikës kreu i shtetit Ilir Meta u shpreh se ka pasur disa mosmarrëveshje me Bushatin për këtë çështje. 

Ilir Meta: Unë kam bërë përpjekjet e mia maksimale në mënyrën më konstruktive për ti kontribuar zgjidhjes së drejtë të kësaj çështje dhe jo ndërlikimit të mëtejshëm të saj sepse kjo është një  çështje delikate tek ne, por edhe në Greqi. Kam bërë gjithçka, me kryeministrin Rama kemi patur një dakordim të plotë, kami patur disa mosmarrëveshje me ministrin Bushati për këtë çështje. Ja kam bërë të qartë kryeministrit që në rast se ai është i bindur se është tërësisht e mundur për të finalizuar një marrëveshje e tille, ai do ta ketë autorizimin nga ana ime si kryeministër, por edhe si shefi i mazhorancës sepse është një marrëveshje që duhet të kalojë në Parlament. Por ja kam bërë të qartë dhe më duhet ta them dhe është shumë e rëndësishme që një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, përndryshe kjo nuk do t'i shërbente mbarëvajtjes dhe përmbylljes përfundimtare të kësaj çështje në interes të dy vendeve.

Sa i përket deklaratave të ministrit të Jashtëm grek Kotzias se negociatat janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes mes Ramës dhe Metës, kreu i shtetit shqiptar tha se nuk preferon që të bëjë polemika.

Shqipëria dhe Greqia janë duke biseduar për disa çështje të vjetra, mes tyre kufiri detar, por ende nuk është arritur dakordësia e plotë mes Tiranës dhe Athinës.

EMISIONET