Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar ndaj së ashtuquajturës "Paketë anti-shpifje". Në prononcimin e tij për mediat, Blushi ka sqaruar qëndrimin e presidentit, Ilir Meta.

"Presidenti i Republikës Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit.  Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar".

Kuvendi miratoi paketën antishpifje me 82 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenim. Ndërkohë 5 deputetë nuk morën pjesë fare në votim.

/Ora News.tv/