Pak minuta pas suksesit, bllokohet kënga e Era Istrefit

Era Istrefi është këngëtarja nga Kosova që pushtoi tregun botëror me hitin e saj 'Bon Bon', gjë që e bëri të lidhë kontratë me një kompani muzikore të huaj.

Ajo kishte lajmëruar se do vijë me një projekt të ri muzikor ditën e sotme, të titulluar "Origami", e cila u pëlqye që në momentet e para të publikimit.

Por një problem ka ndodhur pasi klipi është bllokuar në kanalin më të madh muzikor Youtube për shkak të të drejtave të autorit (copyright). Dihet se Origami vjen në gjuhën e huaj, në bashkëpunim me DJ Maphorisa.

Mbetet për tu parë nëse Era do reagojë për këtë problem dhe do sjellë këngën për të gjithë ndjekësit e saj.

EMISIONET