Pagoi gruan e tij për "punë të rreme", ish-kryeministri francez rrezikon 10 vite burg

Pagoi gruan e tij për "punë të rreme", ish-kryeministri

Ish kryeministri francez Francois Fillon doli përpara gjykatës pasi akuzohet për përfshirjen në një skandal për "punë të rreme".

Ai dyshohet se i ka paguar qindra mijëra euro gruas së tij, Penelope për një punë që ajo nuk e ka kryer kurrë si asistente e tij.

Nëse këto akuza vërtetohen, Fillon do të dënohet me të paktën 10 vite burg.

Çifti doli ditën e sotme përpara gjykatës ku kanë mohuar të gjitha akuzat.

Seanca gjyqësore është shtyrë për të mërkurën dhe pritet të zgjasë deri në 11 mars.

Dyshimet për skandalin filluan në vitin 2017, gjatë fushatës zgjedhore për President ku Fillon dukej se ishte pretendent.

Por që pas publikimit të tyre, ai e humbi kryesimin ndaj Macron, i cili fitoi dhe mandatin për kreun e shtetit.

EMISIONET