Padia e këngëtares Besa Kokëdhima ndaj emisionit Thumb On është diskutuar në puntatën e sotme, ku të ftuar ishin gazetarët Bledian Koka dhe Klotilda Harka.

Par gazetarin Koka, nuk është çudi një padi e tillë, pasi sipas tij, Besa  i ka kënduar dikur Rilindjes.

Bledian Koka: Ju ju ka paditur Besa. Gjithmonë çuditërisht paditë vijnë nga Rilindja. Besa Kokëdhima është vajza e babait të vet që dikur ishte një nga promotorët të asaj që ne e quajmë si Rilindja dhe Besa i ka kënduar Rilindjes me këngën "U rilinda unë". Kështu që nuk është ndonjë çudi e madhe që ju sot jeni pjesë e padisë siç jemi ne të syri.net për një gabim që kemi kërkuar ndjesë, por që Rama, Rilindja, Ripjellja quajeni si të doni nuk ndalet me aq.


/Ora News.tv/