Pacult: Flamurtari një skuadër e organizuar, tentojmë fitoren e parë në shtëpi

Pacult: Flamurtari një skuadër e organizuar, tentojmë fitoren e

Kukësi pret Flamurtarin ditën e diel në "Zeqir Ymeri". Pas fitores së arritur në transfertë ndaj Vllaznisë kërkohet një tjetër triumf dhe këtë do tentoj ta bëj ndaj një kundërshtari që jo më kot qëndron në vendin e dytë në klasifikim.

Trajneri i kampionëve në fuqi Peter Pacult në konferencën për shtyp para mediave fillimisht ka folur për rivalin e kësaj jave por dhe për ambjentimin në futbollin shqipëtar.

"Flamurtari ka ecur mirë. Kemi ndeshjen e parë në shtëpi dhe shpresojmë të arrijmë dhe fitoren e parë. Kundërshtari është një skuadër e organizuar dhe këtë e kemi kuptuar. Koha do të tregoj se sa i qëndrueshëm është ekipi."

Më tej 58 vjeçari flet në lidhje me hapat e parë me Kukësin dhe për ambjentimin në futbollin shqiptar.

"Mendoj se ndeshjen me Vllazninë dhe pjesa e dytë kundër Tiranës ekipi më është përgjigjur mirë, megjithëse ka vend për përmirësime. Nuk kam ende informacione të sakta rreth kampionatit pasi kemi bërë vetëm një ndeshje në Superiore dhe Kupa është një histori tjetër."

Kukësi pas 17-të javësh kampionat mban vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 28 pikë, -9 nga Skënderbeu kryesues.

EMISIONET