Pa ujë në fukarallëk, banorët e lagjes "Partizani" shtojnë masat kundër Covid

Pa ujë në fukarallëk, banorët e lagjes "Partizani"

Lagjia "Partizani" në Vlorë është një prej vatrave të koronavirusit në qytetin bregdetar. Ndaj banorët aty kanë rritur masat duke kufizuar lëvizjet. Përtej situatës aktuale, hallet e banorëve janë të shumta.

Rrugët janë bosh dhe lëvizjet e banorëve përtej oborreve familjare janë të pakta.

Lagjia “Partizani”  është një prej vatrave të koronavirusit në Vlorë, ç'ka ka bërë që banorët të rrisin masat mbrojtëse.

Të prekurit me covid-19 i njohin dhe konfirmojnë se po qëndrojnë të vetëkarantinuar.

Por përhapja e shpejtë e virusit, ka rritur frikën në komunitet.

Përtej situatës aktuale, hallet e banorëve janë të shumta. Nisin me ujin e pijshëm.

Vijojnë me papunësinë e gjendjen ekonomike.

Për disa është edhe me shqetësuese se koronavirusi.

Të mërkurën në Vlorë u regjistruan 7 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i të prekurve shkoi në 35 në total.

EMISIONET