Grabitet Kredo.al në Korçë, autori kërcënoi me thikë punonjësit/ VIDEO

Grabitet Kredo.al në Korçë, autori kërcënoi me

Një pikë e Kredo.al në Korçë është grabitur mesditën e së enjtes nga një person nën kërcënimin e një thike. Shuma ishte e vogël, por rastet e grabitjeve pranë këtij institucioni kanë qenë të shpeshta.

Kjo pikë e institucionit kredidhënës  Kredo.al  u grabit në në Lagjen 17 të Korçës.

Një i ri hyri atë rreth mesditës i pa maskuar me një thikë në dorë, sic tregon kjo pamje e kamerave të sigurisë.

Përmes armës së ftohtë kërcënoi punonjësit dhe mori një sasi parash, ku sipas policisë 92.800 lekë të reja.

Të lënduar, fatmirësisht nuk pati pasi punonjësit nuk kanë bërë rezistencë.

Menjëherë më pas u largua me shpejtësi duke përdorur rrugicat.

Por policia e Korçës arriti ta identifikojë dhe arrestojë disa minuta më vonë në rrugicat e lagjes 4.

Ai është një 25 vjeçar me inicialet Dh.D nga qyteti juglindor.

Gjatë kontrollit në trup iu gjetën paratë e grabitura dhe pranë tij thika që përdori.

Pikat e Institucionit financiar Kredo.al kanë rënë pre e grabitjeve në disa qytete të vendit.


EMISIONET