Situatë aspak e qetë për Mesut Ozil. Pasi njoftoi pensionimin nga kombëtarja gjermane mesfushori i Arsenalit ka krisur marrëdhënien me trajnerin e "topçinjve" Unai Emery dhe për këtë mund të përfundojë në merkato.

Ide e cila ka tërhequr vëmendjen e klubit turk, Fenerbahce me "FotoMac" që mund të hidhet në sulm për firmën e mesfushorit 29 vjeçar.

Ozil nënshkroi një marrëveshje të re me Arsenalin, që nënshtroi kontratën deri në qershorin e vitit 2021. Gjermani u transferua në Premier Ligë nga Real Madrid në vitin 2013 dhe ka shënuar 37 herë dhe ka regjistruar 71 asistime në 199 paraqitje për skuadrën londineze.

Në rast të një transferimi te klubi turk, Mesut Ozil do të firmoste me skuadrën e 5-të në karrierën e tij, pas aktivizimit me skuadra si Schalke 04, Werder Bremen dhe Real Madrid.

/Ora News.tv/