Orges Shehi prezantohet si trajner i Kukësit

Orges Shehi prezantohet si trajner i Kukësit

Kukësi prezantoi të hënën trajnerin e ri Orges Shehi. Pas shkarkimit të Shpëtim Duros, Kukësi arriti akordin me ish-trajnerin e Skënderbeut, duke firmosur kontratën deri në verën e vitit 2021. Gjatë prezantimit, ishin të pranishëm Drejtori Sportiv i klubit Nderim Nexhipi dhe administratori Lavdrim Gjici.

Njoftimi i klubit të Kukësit: Klubi i Kukësit njofton se ka arritur marrëveshjen me trajnerin Orges Shehi, për të marrë drejtimin e skuadrës. Pas bisedimeve që klubi ka pasur me teknikun, është gjetur gjuha e përbashkët dhe Shehi ka firmosur me Kukësin deri në verën e vitit 2021! 

Në ambientet e "Air Albania", Shehi është prezanyuar nga administratori Lavdrim Gjici dhe drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi. Shehi në karrierën e tij futbollistike ka arritur të fitojë trofe të shumtë me Skënderbeun si edhe numëron paraqitje në grupet e Ligës së Europës. Aventura si trajner nisi një vit më parë, kur për një sezon drejtoi skuadrën e Skënderbeut. Klubi i uron Shehit mirëseardhje dhe suksese në krye të stolit të Kukësit.

Gjatë fjalës së tij, Shehi tregoi arsyet pse vendosi të merrte detyrën e trajnerit të Kukësit.

Orges Shehi: Suksesi është i rëndësishëm për një trajner. E zgjodha Kukësin sepse është një skuadër e madhe. Është arritje personale. Me shtyu cilësia e klubit dhe lojtarit. Është e rëndësishme të kesh grupin. Kam qenë pa skuadër këto kohë, isha si analist në një studio dhe e kam ndjekur Kukësin.

Ndërkohë, Nderim Nexhipi u shpreh se Shehi është trajner me eksperiencë, duke u shprehur se nuk është rastësi zgjedhja e tij.

Nderim Nexhipi: Në emër të klubit i urojmë mirëseardhje Shehit. Është një kapitull i ri. Po marrim një trajner që ka eksperiencë si lojtar. E nisi si trajner te Skënderbeu. U tha që Gjici i mbështet trajnerët e ri. Nuk është rastësi kjo përzgjedhje. Morëm një trajner me ambicie. Duam titullin dhe Gesi është një kampion. Kemi rënë dakord për deri në fund të sezonit. Uroj të kemi një ecuri të mirë. Skuadra nuk është ku duhet tani. Shpresoj ta kalojmë këtë krizë, çdo ekip e kalon një periudhë të tillë. Uroj të japin të gjithë maksimumin për të arritur objektivit.

EMISIONET