Opozita, gati për reformën zgjedhore. RTV Ora zbardh “Paltformën e Bashkëpunimit”: Rekomandimet para 28 shtatorit

Opozita, gati për reformën zgjedhore. RTV Ora zbardh

Opozita jo parlamentare duket se po bëhet gati që të ketë një platformë të plotë e të dakortësuar mes tyre për reformën zgjedhore.

Kjo evidentohet nga platforma e bashkëpunimit, e dakortësuar në 18 shtator në selinë blu gjatë takimit të zhvilluar me aleatët.

Platforma të cilën Radio Televizioni Ora e disponon të plotë, parashikon krijimin e një tryeze ekzekutive në nivel Sekretari të Përgjithshëm ose nënkryetarësh drejtuar nga Partia Demokratike, e cila për detyrë do të ketë të përgatisë axhendën e veprimit të opozitës, por dhe të diskutojë apo miratojë nisma të ndryshme.

Mes këtyre çështjeve listohet nje qëndrim i unifikuar për reformën zgjedhore dhe mbështetja e reformës për një drejtësi të pavarur.

Në platformë thuhet se partitë e kolicionit  duhet të paraqesin brenda 28 shtator opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët.

Platforma gjithashtu parashikon takime të përjavshme me forcat opozitare në nivel kryetarësh, me qëllim institucionalizimi i vendimmarrjes për çështje dhe aksionet e ndryshme.

Gjithashtu opozita e bashkuar, parashikon edhe ngritjen e disa grupeve të përbashkëta pune si ai  për marrëdhëniet ndërkombëtare. 

Ky grup pune ka për qëllim ndër të tjera të përgatisë materialin ku të përfshihen; raporti i ODHIR, raporti i Departamentit Amerikan për krimin dhe trafiqet, raporte të tjera, si dhe qëndrime të mediave ndërkombëtare, ku sugjerohen zgjidhje dhe qëndrime të opozitës, për çështje të ndryshme përfshirë zgjedhjet e lira apo kriminalitetin.

Gjithashtu grupi i punës ka për qellim  Identifikimin e  të gjitha marrëdhënieve politike dhe personale ndërkombëtare dhe përcaktimi i koordinatorëve në çdo shtet, kjo në përpjekje për të forcuar bashkëpunimin dhe rritur mbështetjen. 

Opozita gjithashtu do të ketë një grup të përbashkët pune edhe për  rininë dhe  marrëdhënien me medien.

Ajo çfarë është me interes në paltformën bashkëpunuese, është edhe  krijimi i Senatit të Opozitës, i cili për qëllim ka ribashkimin dhe afrimin e figurave politike, të cilat kanë dhënë kontribut ndër vite.

Po ashtu një pikë e platformës thotë se thotë se ky senat duhet të synojë edhe  afrimin e  intektualëve, në emër të bashkëqeverisjes.

Ajo çfarë bie në sy është fakti se platforma e partive opozitare, nuk flet vetëm për situatën aktuale, por parashikon bashkëpunim edhe nesër në qeveri.

EMISIONET