Ora News siguron pamjet e sekuestrimit të gomones me ngarkesën prej 700 kg marijuanë.

 Sipas autoriteteve italiane mjetet ajro-detare të rojes bregdetare italiane individualizuan mjetin lundrues në ujërat e komunës së Alimini në veri të Otrantos.

Dy skafistët në bordin saj nuk u janë përgjigjur patrullës së ndalimit nga autoritetet italiane. Pas një ndjekje prej disa minutash anijet e rojes bregdetare të Barit kanë ndaluar mjetin lundrues.

 Në bordin e tij janë gjetur mbi 700 kg marijaunë e konfeksionuar në 32 pako.

Sipas autoriteteve italiane marijuana e sekuestruar do të sillte një përfitim prej 7 milionë euro shkruhet në deklaratën zyrtare të Guardia di Finanza.

Mjeti lundrues është i gjatë 8 metra dhe dy shqiptarët e arrestuar sipas policisë shqiptare janë shtetasit me inicialet D.G., 22 vjeç dhe A.R., 30 vjeç. 

Hetimet po vijojnë në dy anët e Adriatikut për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku.

Policia financiare e Puglias informon se prej vitit 2018 e deri më sot janë sekesutruar 14 tonë marijuanë 22 mjete lundrues e janë vënë në pranga 33 skafistë.

/Ora News.tv/