Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur që çmimi i energjisë i cili do blihet nga OSHE-ja heceve private do të jetë me një çmim më të ulet me 12% krahasuar me vitin e shkuar, teksa pritshmëritë e binzeseve kanë qenë për çmime të tjera.

I ftuar në emisionin ''Ekopolitkë'' në ''RTV Ora'' nga gazetari Besart Kadia, eksperti i çështjeve energjitike Mariglen Nora, tha se nuk beson ky vendim është i ERE-s pasi sipas tij, nuk është një institucion i pavarur.

Ai shtoi se kjo lloj vendimarrje godet investitorët dhe klimën e biznesit.

Mariglen Nora: ''Fatkeqësisht politikat energjitike vazhdojnë në vijëmsi me të njëjtën qasje, me vendimarrje afatshkurtra, me vendimarrje që vijnë nga njerëz që nuk vijnë as nga ERE-s besoj. Nuk mendoj që nuk është një vendim i ERE-s sepse nuk është një institucion i pavarur siç duhet të jetë. Vendimi është negativ pasi nuk është hera e parë që ERE ndryshon një vendim të tillë për tarifën e prodhuesve privatë, të cilët janë në përgjithësi prodhues të vegjël dhe të mesëm. Kjo lloj vendimarrje e godet investimin, e godet investitorin, e godet klimën e biznesit, e godet gjithë frymën që krijon qeveria mbi politikat e saj pa arritur një përfitim të madh.''

/Ora News.tv/