Ndërsa Partia Socialiste është vënë në kërkim të 6 votave në Kuvend për të votuar Kodin e ri Zgjedhor të dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare, nga studio e Ora News u konfirmua e para.

Deputeti Lefter Maliqi edhe pse u shpreh dashamirës i listave të hapura deklaroi se do të votojë reformën zgjedhore e cila tashmë ka edhe pëlqimin e ndërkombëtarëve.

Maliqi: Unë mendoj që kjo marrëveshje të jetë e sinqertë nga ndërkombëtarët. Pavarësisht se si do të vijë në komisionin e reformës. Kur të vijë drafti final, për fatin e vendit dhe për të pasur një demokraci solide në parlament, unë jam i detyruar ta votojë këtë nismë që është përshëndetur dhe nga ndërkombëtarët. Kur do që të bëhen listat e hapura unë do të jem sërish me to. Unë dhe rajonal me lista të hapura do të isha i kënaqur.

Kujtojmë se mazhoranca në Kuvend ka 78 vota, dhe i duhen edhe gjashtë të tjera, në mënyrë që të mund të kalojë Reformën Zgjedhore.

Sipas deputetit të opozitës, kryeministri Rama nuk do që reforma zgjedhore të kalojë në Kuvend pasi ka frikë nga fitorja e opozitës së bashkuar në zgjedhje dhe jo se e ka të pamundur të gjejë votat në radhët e opozitës parlamentare.

Maliqi: Këtë marrëveshje nuk e do Rama se i trembet opozitës së bashkuar. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në prill-maj, kam bindjen se do të jenë brenda prillit. Opozita e bashkuar shkon drejt fitores. Rama nuk do që marrëveshja të kalojë se po të dojë nuk e ka problem për votat e opozitës së re.Ku ta gjej që 39 deputetët të jenë në bllok po ku ishin këta, ata komandohen nga bandat e Ramës.  Këta deputetë që kanë ardhur nga listat e partive opozitare kanë votuar nisma antiligjore dhe antikushtetuese vetëm në shërbim të Rilindjes, që nuk ka ndodhur asnjëherë.

Maliqi foli edhe për telefonatën me Murrizin.

Maliqi: Një ditë para të enjtes kam pasur një telefonatë nga Murrizi, që a je dakort të këmbëngulim për lista të hapura dhe në telefon pa firmë në letrën që i drejtuan ambasadorëve Soreca dhe Kim, i kam thënë jam dakord por pa e firmosur që të ushtrohej trysnia që listat të hapeshin. Por të shtunën  ambasadorja tha se topi kalon në fushën e PD. Basha tha se janë bërë përparime por është një çështje pa mbyllur, nuk ishte dakort për depolitizimin e komisionerëve. Është një fitore e PD në situatën ku jemi.

/Ora News.tv/