Reforma zgjedhore, PD propozon: Financim shtetëror 100% të fushatës së partive

Reforma zgjedhore, PD propozon: Financim shtetëror 100% të

Pavarësisht se reforma zgjedhore është një nga kushtet e BE-së për të hapur rrugën drejt integrimit, PS e PD nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët. Si PS dhe  PD ka menduar të vijë me propozimet e veta për reformën zgjedhore. Në fokus kryesor  është eliminimi i ndërhyrjes së krimit në zgjedhje.

Kreu i PD-së Lulzim Basha prezantoi sot katër shtyllat, të cilat, siç tha ai do të çlirojë zgjedhjet nga shitblerja e votës.

1-Dekriminalizimin e procesit zgjedhor.

2- Sistemi i masave kundër shitblerjes së votës

3- Financim shtetëror 100% të procesit zgjedhor dhe fushatës së partive

4- Përdorim të teknologjisë në votim, sepse në Fushë Krujë, Krujë dhe në mbarë vendin ne nuk konkurojmë me socialistët por me kriminelët

Në dekriminalizim do të përfshihet vetingu i politikanëve dhe policisë nga struktura të pavarura, ndërsa fushata zgjedhore duhet të financohet 100 % nga buxheti i shtetit.

Për mbulimin mediatik PD është më evazive kur thotë se duhet të ndiqen praktikat ndërkombëtare, duke e lënë të paqartë këtë pikë.

Sa i takon masave për  shitblerjen e votës, PD propozon krijimin e Task Forcë duke iu referuar dhe eksperiencës gjatë qeverisjes teknike në 2017.

 Basha përmendi emra të cilat sipas tij  kanë ndikim në politikë.

Lulzim Basha: "Kudo ku ka krime të rënda ka lidhje të autorëve me zgjedhjet. Bajret në Shkodër, e njëjta gjë në Elbasan, nga Çelajt tek Sanxhaktarët me shokë, në Durrës bandat e Berishës, Plarent Dervishit. Në Dibër Ymer Lala, në Korçë Ragami, në Tiranë, ndonëse në arrest dhe disa në burg janë Shullazi tek Dritan Dajti."

Basha la të hapur dhe mundësinë për ndryshime të tjera në Kodin Zgjedhor si ndryshimi i numrit të deputetëve nga 140 në 100 dhe ndarjen e parlamentit në dy dhoma.

EMISIONET