Opozita parlamentare është përçarë dhe shkak është bërë marrëveshja politike e 5 qershorit të këshillit politik.

Tre krerët e grupeve parlamentare të opozitës Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku u pritën paraditen e 10 qershorit në zyrën e kryetarit të Kuvendit. Por, në takimin 30 minuta, Gramoz Ruçi nuk arriti t'i bindë për të ndryshuar qëndrimin për votën kundër reformës zgjedhore.

 Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi: Asnjë institucion tjetër jashtë Parlamentit nuk mund të zëvendësojë Parlamentin. Askush nuk mund të tallet me sovranitetin e votës tonë

Ata kushtëzojnë pjesëmarrjen në komisione deri në momentin kur kryeministri Edi Rama të pranojë ftesën e takimit.

Kryetari i Grupit Parlamentar Demokraci dhe Drejtësi, Edomnd Stojku: Nuk do vazhdojmë të jemi më pjesë e mbledhjeve të komisioneve parlamentare

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit deputetët Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku deklaruan hapur votën kundër të 31 deputetëve që ata përfaqësojnë ndërsa i quajti “sharlatanë politikë” ata që do të votojnë pro reformës sipas marrëveshjes së 5 qershorit 2020

Myslim Murrizi: Unë nuk e di kush janë 6, ju i paskeni gjet në numër. Kam dëgjuar deri tani një deklarim. Nuk është tagri im të merrem me sharlatanë politikë që kërkojnë nga kryeplaku tek presidenti çdo post politik.  Grupi parlamentar që përfaqësoj nuk do të votojë reformën zgjedhore. Ata të tjerët, shkoni dhe i kontaktoni"

Kryetari i Grupit Parlamentar i Pavarur, Nimet Musai: Nuk do ta votojmë këtë produkt të këtij këshilli. 31 deputetë nuk do ta votojnë këtë produkt të këtij këshilli.

Deputetin Lefter Maliqi ka deklaruar voten pro.

Rama nuk do që kjo marrëveshje të kalojë pavarësisht se vetë dot ta votojë me 78 deputetët e tij.

Për Maliqin lëvizja kundër reformës është skenar i Ramës për të bllokuar marrëveshjen e 5 qershorit dhe hedh akuza për mesazhe kërcënimi.

"I thashë të lërë kërcënimet. Rama i ka mbi 20 deputetë të opozitës së re në rresht për ta votuar" tha Lefter Maliqi.

 Takimi - Ky takim erdhi pas kërkesës që opozita i bëri Ruçit dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me reformën zgjedhore. Ndërkohë pak ditë më parë patën takim me ambasadoren e SHBA-se, Yuri Kim.

Në kërkesë-shkresën e takimit theksohet se një marrëveshje e tillë është në kundërshtim me legjitimitetin e Kuvendit, pasi i imponohet vendimmarrje këtij institucioni.

Opozita parlamentare kërkon që në Kuvend të diskutohet për kalimin nga listat e mbyllura në të hapura.

Te enjten nuk do të ketë seancë plenare ndërsa ekspertët vijojnë të punojnë për draftin e ri të Kodit Zgjedhor. 

.


/Ora News.tv/