Opozita greke kundër marrëveshjes së Prespës

Opozita greke kundër marrëveshjes së Prespës

Kryetar i partisë më të madhe opozitare greke, “Demokracia e Re” Kyriakos Mitsotakis, e quajti atë të papërshtatshme “Marrëveshjen e Prespës” të arritur me Maqedoninë dhe paralajmëroi të mos e votojë në Parlament.

Marrëveshja e Prespës nuk e zgjidh problemin midis Greqisë dhe Maqedonisë, por e intensifikon, nuk e arkivon, e mban aktiv, tha Mitsotakis gjatë një fjalimi në fund të Samitit të tretë të Selaniku.

Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin se partia e tij nuk do ta mbështesë marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se ajo është e dëmshme për të dy vendet.

“Demokracia e Re nuk do ta votojë marrëveshjen me përbërjen e tanishme, por as në të ardhmen. Ato që po votohen në Shkup janë më të dëmshme se sa vetë fillimi i tekstit të marrëveshjes të arritur midis Tsiprasit dhe Zaevit,” tha Mitsotakis. 

EMISIONET