Opozita e re kërkon vetëm listat e hapura, Murrizi: Për pragun dhe koalicionet mund të negociojmë

Opozita e re kërkon vetëm listat e hapura, Murrizi: Për pragun

Opozita parlamentare është e hapur për të negociuar kërkesat e tyre për heqjen e koalicioneve zgjedhore dhe pragun prej 5%, ndërkohë që nuk heqin dorë nga listat e hapura. Myslim Murrizi tegon që partitë e mëdha kanë nisur edhe tentativat për të blerë votat e deputetëve të pakicës në parlament për të miratuar marëveshjen e 5 qershorit.

Opozita parlamentare është e vendosur për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me listat  e hapura.

Ky është kushti që kanë vendosur mazhorancës për të votuar ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor që është dakordësuar edhe me PD.

Murrizi: Me listat e hapura meqë këta po kërkojnë të gjejnë artificë sikur është vështirësi e madhe. Ditën e votimit deri në 12 të natës del rezultati perfekt në 5508 qendrat e votimit. Forcat politike shqiptare duhet të provojnë këllqet e tyre se sa mbështetës kanë nga prapa.

Më herët kryeministri Rama ka deklaruar se nuk mund t'i pranojë të gjitha kërkesat e opozitës parlamentare dhe pakica në parlament është e gatshme që të heqë dorë nga koalicionet parazgjedhore dhe pragu 5 përqind nëse plotësohet kushti i listave të hapura.

Murrizi: E pranoj që politika është art kompromisi. Ajo që unë nuk negociojë dhe nuk jap votë është hapja e listave. Pjesën tjetër hajde ta negociojmë.

Edhe pse Murrizi nuk ka emra konkretë e pranon që mund të ketë rrjedhje vote të pakicës parlamentare pasi sipas tij ky është një fenomen i vjetër në Parlamentin shqiptar.

Murrizi: Nuk e di se kush është ai donatori më i madh në këtë treshe. Është PS, PD apo LSI që përpiqet fort për të gjetur dezertorë brenda 39 firmëtarëve që kërkojnë sistemin zgjedhor.

 Ndërkohë kryetarët e grupeve parlamentare të pakicës në parlament kërkojnë sërish një takim të dytë me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla për të shqyrtuar dhe njëherë kërkesën e tyre për listat e hapura për koalicionet parazgjedhore dhe pragun 5 përqind.

EMISIONET