Opozita e bashkuar: Dafti për zgjedhoren të miratohet pa vonesa

Opozita e bashkuar: Dafti për zgjedhoren të miratohet pa vonesa

Pas depozitimit të draftit final të reformës zgjedhore në Kuvend ditën e sotme (1 korrik), reagoi përmes një deklarate opozita e bashkuar.

Ajo kërkon miratimin pa vonesa të këtij drafti sipas marrëveshjes politike të 14 janariot.

Gjithashtu ajo i bën thirrje mazhorancës që të mos tentojë manovrime apo tentativa për të minuar konsensusin që kanë arritur palët në Këshillin Politik.

Opozita e konsideron depozitimin e draftit si një hap të rëndësishëm drejt plotësimit të 1 prej 15 kushteve për integrimin në BE.

Deklarata e plotë:

Sot është përmbyllur kodifikimi me konsensus i Dakordësisë së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore, duke shënuar një kontribut real të opozitës për plotësimin e 1 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Opozita e Bashkuar kërkon miratimin pa vonesa të draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend, sipas Marrëveshjes Politike të 14 Janarit. Qeveria duhet t’i përmbahet angazhimit për miratimin e Reformës Zgjedhore pa asnjë ndryshim, duke hequr dorë nga manovrat apo provokimet, që do të minonin konsensusin e arritur midis forcave politike. Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për implementimin e identifikimit biometrik. Opozita e Bashkuar falenderon edhe njëherë partnerët ndërkombëtarë për ndihëm e çmuar që kanë dhënë gjatë procesit dhe për nxitjen e palëve politike drejt këtij konsensusi që i hap rrugë zgjedhjeve.

EMISIONET