Opozita do pengojë zgjedhjet e 30 qershorit? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Opozita do pengojë zgjedhjet e 30 qershorit? Ja si përgjigjet Ilir

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon që zgjedhjet e 30 qershorit të jenë demokratike dhe të qeta. Ai tha se do të ishte shëmti politike që as vetë socialistët nuk do ta pranonin nëse zgjedhjet do të bëheshin pa opozitën.

Beti Njuma: Opozita ka deklaruar se do të pengojë me çdo mënyrë mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor, nuk do të ishte edhe kjo në shkelje të kushtetutës.

Presidenti Meta: Nuk jam këtu për të bërë parashikime se çfarë do të ndodhë në 30 qershor. Le të shpresojmë që zgjedhjet në 30 qershor të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe demokratike dhe që opozita apo opozitarët do të rrinë në shtëpia apo do të shkojnë me pushime, unë mendoj se duhet t'ja kursejmë edhe në këtë rast. Në rastin më të mirë që unë do të doja të ishte kështu dhe opozita të ishte opozita më paqësore dhe më kokëulur në botë, përsëri kjo do të ishte një shëmti politike që nuk do ta kapërdinte askush, as vetë socialistët e thjeshtë.

Lexoni pjesën tjetër të intervistës së Presidentit Meta: Duhet të ngrihemi në standardet që vendosi Ramiz Alia pas pluralizmit politik

EMISIONET