Opinionisti sportiv zbulon fatet e rrogave të Flamurtarit

Opinionisti sportiv zbulon fatet e rrogave të Flamurtarit

Ashtu siç thuhet prej ditësh, Flamurtari do të marrë rrogat. Është vetë opinionisti sportiv, Xhevdet Zekaj ai që e konfirmon një gjë të tillë, i cili pohon se skuadra vlonjate do i marr rrogat. Në studion e "Fair Play nga Enkeleida Zeko", Zekaj tha:

"Flamurtari fitoi se nuk ka një portier si Koliçi, por edhe një sulmues si Sukaj. Flamurtari fitoi për shkak të Kukësit. Shkurtaj dhe Reginaldo nuk janë të qetë. Janë të pakënaqur. E njëjta gjë edhe me Rrocën. Ai nuk është në pozicionin e tij ideal. Problemi i Flamurtarit është më i madh. Idrizi po bën pak presion te Bashkia. Flamurtari do i marr rrogat. Flamurtari ka pasur një fat të madh, pasi gjyqtarët e kanë lënë të luaj normalisht."-përfundoi Zekaj.


EMISIONET