Operacioni "Kurila", prangoset 34-vjeçari në Korçë, shkon në 9 numri i të ndaluarve

Operacioni "Kurila", prangoset 34-vjeçari në

Vijojnë arrestimet në kuadër të operacionit "Kurila", duke e çuar numrin e të ndaluarve në 9.

Ditën e sotme është ndaluar E. M., 34 vjeç, bashkëpunëtor tjetër i implikuar në ngjarje.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të operacionit të koduar "Kurila" të finalizuar në datën 16.11.2019, si rezultat i të cilit u ndaluan 8 shtetas, në vijim të veprimeve proceduriale të kryera për dokumentimin ligjor të bashkëpunëtorëve të tjerë të kësaj ngjarje, bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për shtetasin në kërkim E. M., 34 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”).” – njofton policia.

Për 34-vjeçarin ëhstë caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë arrestuar shtetasin në kërkim K. X., 27 vjeç, banues në Korçë.

“Në datën 17.02.2020, në lagjen nr. 8, në Korçë, ky shtetas në bashkëpunim me vëllain e tij shtetasin V. X., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të shtetasit V. B., i cili nuk ka pësuar dëmtime dhe janë larguar nga vendngjarja.” – njofton policia.

Lexo edhe: Korçë, operacioni "Kurila", arrestohen 3 persona në kërkim qysh prej 2019-tës

EMISIONET