Kapja e 1.7 ton hashash, në pranga edhe një tjetër shqiptar

Kapja e 1.7 ton hashash, në pranga edhe një tjetër shqiptar

Të paktën 1.7 ton hashash është gjetur i fshehur në një shpellë shkëmbore pranë Alonissos.

Droga u dërgua atje nga një gomone e gjetur pranë Angistri të dielën. Ndërsa në pranga ra edhe një tjetër shqiptar që drejtonte gomonen.

Kjo është gomonia e dytë e gjetur gjatë operacioneve antidrogë të policisë greke të zhvilluara gjatë javës së kaluar.

I dyshuari është një shtetas shqiptar dhe autoritetet greke kanë nisur hetimet ndaj tij. Ndërsa një person i dytë që ndodhej në skaf është në kërkim pasi arriti të arratisej.

Ndërkohë policia greke do dalë në konferencë për shtyp në mesditë në lidhje me operacionin antidrogë.

Rrjet shqiptaro-italian - Media greke Kathemerini raporton se pas drogës fshihet një rrjet trafikantësh shqiptaro-italiane që transportonin hashash nga Shqipëria në Turqi dhe e këmbenin me heroinë.

Policia greke kishte marrë informacione për dy gomone që do lundronin nga Shqipëria në brigjet turke.

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dy gomonet iu afruan bregdetit turk po u sinjalizuan dhe ndoqën nga rojet bregdetare turke.

I pari u ndalua nga zyrtarët e Autoritetit Portual pas një ndjekje në jug të Lesvos dhe tre personat në bord, dy shqiptarë dhe një italian u arrestuan.

Në gomone nuk u gjet drogë dhe një nga skenarët e policisë ishte që u hodh në det.

Ndërsa gomonia e dytë u gjet pranë Angistri dhe shqiptari që e drejtonte u arrestua.

Dhe pas informacioneve të marra policia gjeti rreth 103 pako hashash me peshë mbi 1.700 kg.

 

EMISIONET