Olti Curri flet për sherrin me Noizyn: Kur unë merrem me Ramën, emrat e tjerë janë të pallogaritshëm

Olti Curri flet për sherrin me Noizyn: Kur unë merrem me Ramën,

Para disa kohësh ka ndodhur një sherr në rrjetet sociale mes Noizyt dhe Olti Currit. Blogeri e ka ironizuar Noizyn përmes një statusi për kartat e studentit duke thwnw se “Me këtë kartën e studentit e kap me ulje bluzën Nike të Noizy-t apo jo?

Përgjigjia e reperit ka qenë tepër e ashpër, ku e quan atë rob të dështuar nga jeta dhe se as gay nuk i thotë dot sepse gay është Elton John.

Në premierën e “Falco”, Olti Curri është intervistuar nga gazetari i emisionit “ThumbON” në RTV Ora dhe shprehet se Noizy është i pallogaritshëm për aq kohë sa ai merret edhe Ramën.

Ronaldo Sharka: Çfarë do këtej se mora vesh që është Noizy?

Olti Curri: Unë kam rol në film, që kështu të tjerët kanë ardhur kot.

Ronaldo Sharka: Pashë Noizyn andej që kështu ik më mirë.

Olti Curri: Ok, faleminderit.

Ronaldo Sharka: Nuk ke asgjë për të thënë?

Olti Curri: Nuk kam asgjë me këto personat që flisni ju. Deri në momentin që unë merrem me Ramën, këto emrat e tjera janë të pallogaritshëm.

EMISIONET