Olsi Bylyku: Fusha jonë është e qelbët dhe unë nuk do bëhem pis nga këneta ku jam

Olsi Bylyku: Fusha jonë është e qelbët dhe unë nuk do

Të gjithë e dinë që bota e artit është e vështirë. Prapa skenës ka shumë bërryla, por dhe sekrete. Në limuzinën e emisionit “Glamour Zone”, Olsi Bylyku tregon se po përpiqet të arrijë majat pa u bërë pis “nga këneta ku ndodhet”.

Ester Bylyku: Nëse nuk do ishe i lidhur dhe i dashuruar, me cilën nga femrat e njohura do të doje që të kishe një lidhje?

Olsi Bylyku: Me asnjë, për Zotin. Unë nuk kam qenë aq humbamen, kam pasur kontakte me çdo lloj artiste shqiptare, çdo figurë publike fëmër dhe asnjëra nuk më ka lënë ndonjë përshtypje, që të them më ka ngelur pikë.

Nuk është puna kush të ngacmon, kush nuk të ngacmon sot, fusha jonë është e qelbët dhe unë nuk do bëhem pis nga këneta ku jam, aty ku unë lundroj. Unë dua gjatë gjithë kohës që të arrij majat e kësaj gjëje që unë po bëj dhe dua të jetoj gjithmonë normal. Do doja të mos ishte leku fare si gjë, njerëzit do i bënin gjërat me dëshirë, vlerësimi të ishte me talentin që ti ke.

EMISIONET